Liderët e NATO-s mblidhen në Madrid, i pranishëm edhe Rama
Një Samit dy ditor nga liderët e NATO-s, do të mbahet në Madrid në një moment kyç për sigurinë e kontinentit. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Aleatëtdo të marrin vendime për ta mbajtur NATO-n të fortë dhe të gatshme në një botë më të rrezikshme. Krerët e shteteve dhe qeverive do të bien dakord të forcojnë parandalimin dhe mbrojtjen dhe të mbështesin Ukrainën për një afat më të gjatë.
Ata do të bien dakord për Konceptin Strategjik 2022, i cili do të jetë një udhërrëfyes për Aleancën në vitet në vijim. Aleatët gjithashtu do të rrisin bashkëpunimin me partnerët, do të rrisin qëndrueshmërinë dhe avantazhin teknologjik të NATO-s, të gjitha të mbështetura nga investimet e nevojshme për mbrojtjen kolektive.
Në përgjigje të realitetit të ri të sigurisë, Aleanca ka përforcuar aftësinë e saj për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat. Tani ka mbi 40,000 trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s, të mbështetur nga mjetet ajrore dhe detare.
Tematikat që pritet të diskutohen
I. Forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes afatgjatë të NATO-s
II. Mbështetje e qëndrueshme për Ukrainën
III. Ndërtimi i Konceptit Strategjik të NATO-s 2022
IV. Përforcimi i partneriteteve dhe mbajtja e një dere të hapur për vendet që duan t’i bashkohen aleancës
V. Përshtatja ndaj kërcënimeve dhe sfidave nga çdo drejtim
VI. Uniteti transatlantik dhe solidariteti i Aleancës