Lideri i opozitës, Lulzim Basha, reagon për viktimat e Tetovës
Politikë E Enjte, 9 Shtator 2021 07:52
Lulzim Basha kreu i opozitës shqiptare ka reaguar për ngjarjen e Tetovës.
“Pikëlluese lajmet e hidhura që vijnë nga Tetova, – shkroi Basha në Twitter.
“Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!”- përfundoi mesazhin e tij kreu i opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

