Ligjet rrëzojnë variantin e Dodës dhe Idrizit

Komisioni i Ligjeve është duke shqyrtuar në mbledhjen e sotme dy variantet e propozuara për hapjen e dosjeve.
 
Varianti i parë që është shqyrtuar ka qenë projektligji i propozuar nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi për hapjen e dosjeve. Por, ky projektligj është rrëzuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve nga mazhoranca, duke marrë vetëm votat e opozitës.
 
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim variantin e qeverisë për hapjen e dosjeve, duke u kundërshtuar apo votuar kundër vetëm nga 3 vota.
 
Që në fillim të diskutimit ky ligj është kundërshtuar nga deputeti socialist Armando Subashi i cili theksoi se ky propozim është i njëjtë me atë të vitit 2008 që u shfuqizua në tërësi nga Kushtetuta.
 
Por përveçse kësaj pike, Subashi ngre edhe kritika të tjera për pr/ligjin e propozuar nga Doda dhe Idrizi. Sipas tij kohështrirja deri në vitin 2030 është shumë e gjatë.
 
"Ligji 2008 bashke me këtë të ardhur nga dy deputet janë njësoj në përmbajtjen e vet mund të ndryshojnë vetëm në presje. Përpara kemi një vendim të Kushtetutës për shfuqizimin e këtij ligji në tërësi. Pra ligji i 2008-s është shfuqizuar. Ky projektligj bie ndesh me parimet kushtetuese. Shtrirja e efekteve të këtij ligji deri në dhjetor të 2030 është shumë e gjatë. Ne nuk duhet ta miratojmë ketë projektligj që është në kundërshtim me standardet", tha Subashi. 

SHKARKO APP