Ligjet votojnë emrat e propozuar nga maxhoranca për KQZ-në

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot dy emrat e propozuar nga Partia Socialiste dhe një nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të plotësuar vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gjatë seancës së zhvilluar të martën, deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Spartak Braho u shpreh kundër faktit që opozita të ketë shumicën në KQZ. “Duhet rishikuar ndarja e KQZ-së. Jam i mendimit që KQZ nuk duhet të ketë një raport 4-3 për opozitën”, tha Braho, duke çelur kështu një front të ri diskutimi mes opozitës dhe mazhorancës.

Gjatë seancës, deputetët e Partisë Demokratike kundërshtuan kandidaturat e propozuara nga Partia Socialiste për të plotësuar vendet vakante në KQZ, konkretisht Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba, teksa kaloi në heshtje kandidati i LSI-së, Gëzim Veleshnja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të diskutimeve, Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa hodhi për votim kandidaturat, të cilat morën aprovimin e deputetëve të mazhorancës. Tashmë të tre kandidaturat do të paraqiten të enjten në Kuvend për t’u votuar gjatë seancës plenare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?