Ligji i kamerave, PS-LSI debate në Komisionin e Sigurisë. Shtyhet mbledhja

Mazhoranca vijon të mos jetë e dakortësuar lidhur me draftin e kthyer mbrapsht nga Kuvendi që ka të bëjë me vendosjen e kamerave shtesë në ambientet publike. Nervozizëm dhe tension u shënua edhe në mbledhjen e radhës të Komisinit të Sigurisë i cili në rend të ditës ka pikërisht shqyrtimin e dekretit për projektligjin e masave shtesë të sigurisë.

Deputeti socialist Pjerin Ndreu me cilësinë e relatorit kërkoi që mbledhja të shtyhej për nesër, pasi siç tha ai, nuk ishte njohur me ndryshimet e dakortësuara gjatë këtyre ditëve mes ministrit Saimir Tahiri dhe kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. “Unë jam relator e s’jam njohur me ndryshimet. Të shtyhet për nesër mbledhja”- propozoi Ndreu.

Por kjo kërkesë u refuzua nga kryetari i Komisionit, deputeti i LSI-së Spartak Braho, i cili theksoi se ligji duhet të shqyrtohet sot, pasi siç tha ai, nesër është vonë. “Duhet të shqyrtohet sot, nesër është vonë për seancë”- tha Braho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtyre replikave, komisioni vendosi që ta ndërpresë mbledhjen, dhe për ta rinisur në orën 12:00, kohë kjo që në vlerësimin e Brahos është e mjaftueshme për t’u njohur me draftin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?