Ligji i mbetjeve, LSI dorëzon në kuvend amendamentin: Të përfshihet shoqëria civile

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Kuvend një amendament për ligjin e mbetjeve. Amendamenti është propozuar nga kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili dhe synon t’i japë mundësi shoqërisë civile të ketë rol aktiv në procesin e shqyrtimit dhe zbatimin e ligjit në praktikë.

“Qëllimi i ndryshimeve të propozuara në ligj, të cilat po shqyrtohen nga Parlamenti, është importimi i mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme të listës së gjelbër si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria. Ndryshimet e propozuara janë shoqëruar nga një debat i gjerë publik ku mosbesimi është i forte dhe i dukshëm. Një klimë e tillë mosbesimi besoj se mund të gjente zgjidhjen e saj më të mire duke i mundësuar opinionit dhe veçanërisht shoqërisë civile si mënyra e organizimit të pavarur qytetar, që ajo të ishte aktive në procesin e monitorimit pasi është një fakt i njohur që debati për çështjen e importit të mbetjeve është debat që zhvillohet prej disa vitesh”, deklaron Vasili .

Amendamenti që propozohet duke shtuar këtë pike 3, sipas Vasilit krijon dhe një raport të ri bashkëpunimi me shoqërinë civile, i cili shëndosh raportet mes parlamentit, ekzekutivit dhe opinionit publik nga ana tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vetëm transparenca, e cila është edhe thelbi i amendamentit të propozuar nga unë me shtimin e pikës 3, është kontributi më i mire për këtë raport, i cili duhet të priret gjithmonë nga konstruktiviteti që zgjidh problemet dhe përmirëson zbatimin praktik të legjislacionit”, shprehet Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?