Ligji i mbetjeve, Nishani: Do të kemi një qëndrim

Nga ana e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, do të ketë një qëndrim lidhur me ligjin e fundit të mbetjeve, i cili ka shkaktuar një debat të gjerë publik.

Një fakt të tillë e pohoi sot vetë kreu i shtetit, gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

“Ekspertët dhe këshilltarët juridikë po punojnë”, tha gjithashtu ai në këtë kuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shtuar se po përgatitet edhe një takim konsultues me shoqërinë civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Presidenti rezervon të drejtën të flasë i fundit. Interesi i publikut prevalon. Do respektojmë interesin e qytetarëve. S’do të ketë zvarritje të presidentit por do të ketë konsultë të gjerë”, tha mes të tjerash Presidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?