Ligji i mbetjeve/Ilir Meta: Jo miratim kur ka konflikt
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke marrë shkas nga situata mbi ligjin e debatueshëm të importimit të mbetjeve në vend, ka theksuar se miratimi i ligjit në kushtet e një konfliktualiteti, edhe qoftë ky i stisur nga opozita, nuk është pozitiv.
Deklarata e Metës u bë sot gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LSI-së, pasi folën dy rivalet e tij në garën për kreun e partisë.
Mbetet një çështje e përbashkët, kjo e mjedisit u shpreh kreu i LSI-së, ndërsa theksoi se “asnjëherë nuk humbasim asgjë nga një dialog shterues, ekspertizë shteruese dhe dhënia e garancive reciproke për të mos u kthyer më pas”.
“Qëllimi ynë nuk ka qenë për zgjidhje oportuniste, por parimore që garantojnë interesin e gjerë të publikut, ndaj donim dialog me shoqërinë civile. Jemi në një situatë kur kemi interpretim të ndryshëm të direktivave të BE, por deri sa të gjithë e kemi pranuar BE nuk ka arsye, nëse nuk jemi të aftë të shterojmë arsyet për te qenë mosbesues, pse të mos pranojmë ekspertizë të thelluar të BE në këtë drejtim. Miratimi i ligjit në kushte konfliktuale edhe kur është i stisur nga opozita, për cështje sensitive dhe zbatimi me dyshim nuk është pozitiv. Nuk jam naiv që të besoj se për gjithçka do kemi konsensus dhe do i japim fund dallimeve pozitë-opozitë, por cështja e mjedisit u takon të gjithëve, dhe asnjëherë nuk humbasim asgjë nga një dialog shterues, ekspertizë shteruese dhe dhënia e garancive reciproke për të mos u kthyer më pas”- tha Meta.
Ai shtoi më tej se duhet pasur parasysh se asnjë qeveri nuk punon në kushte laboratorike, por edhe në kushtet e presioneve dhe interesave nga më të ndryshme, “aq më tepër kur kemi klimë politike jo shumë konstruktive dhe të shëndetshme”.
KOHA JONË SONDAZH

