Ligji i pronave, opozita paralajmëron dërgimin në Kushtetuese

Opozita paralajmëron dërgimin e ligjit të ri të pronave në Gjykatën Kushtetuese.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë shprehur kundërshtime mbi draftin e Qeverisë për pronat, ndërsa theksojnë se nëse mazhoranca do të miratojë ligjin me forcën e kartonit atëherë ai do të ankimohet në Kushtetuese.

Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama lancoi draftin e ri për pronat, që synon zgjidhjen e problemit që mbartet prej 25 vitesh. Drafti synon kthimin apo kompensimin e pronës, ndërsa cështja merr zgjidhje brenda 10 viteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita e konsideron draftin si anti-kushtetues, ndërsa reformën mbi pronësinë si anti-reformë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drafti i ri pritet të nisë diskutimin në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator, ndërsa duket se opozita nuk do të japë mbështetjen e saj.

Nëse ligji do të miratohet pa konsensus, atëherë opozita do të presë qëndrimin e Presidentit të Republikës mbi draftin dhe më pas do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kështu opozita ka paralajmëruar edhe për Ligjin mbi Arsimin e Lartë, i miratuar në Kuvend me votat e mazhorancës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?