Ligji për hetimin ndërkombëtar të CEZ, Muçmata: Bie ndesh me Kushtetutën

 

Deputeti i PS, Vexhi Muçmata tha se ligi për hetimin ndërkombëtar të CEZ bie ndesh ne kushtetutën.

Në Komisionin e Ligjeve, Muçmata tha se në Kushtetutë, Prokuroria është i vetmi irgab hetimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ligji për hetimin  ndërkombëtar të CEZ bie ndesh me kushtetutën, e cila shkelet në nenin ku thuhet se Prokuroria përcaktohet si organ hetimor. Asnjë institucion tjetër nuk mund t’i ketë kompetencat e hetimit. Kërkohet të ndryshohet një ligj me 3/5 përmes një ligjit të thjeshtë. Ky ligj, për hetim ndërkombëtar të CEZ duhet të rrëzohet”, u shpreh Muçmata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje për një tjetër hetim ndërkombëtar, që ti qëndrojë kohës dhe për këtë duhet parë kodi i procedurës penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?