Ligji për SPAK merr 122 vota, voton dhe Armando Prenga
Ashtu siç pritej, Parlamenti ka miratuar ligjin për SPAK-un edhe me votat e opozitës. 122 deputetë, kanë votuar ‘pro’ projektligjit që arriti konsensusin edhe në Komisionin e Reformës. Menjëherë pas miratimit të SPAK, opozita ka lënë seancën plenare, ndërkohë që ka vijuar votimi i ligjeve të tjera.
Në votim ka marrë pjesë edhe deputeti i akuzuar për plagosje në Laç, Armando Prenga.
Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë ka marre 86 vota pro, 1 abstenim.
Projektligji për funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë u miratuar gjithashtu me 86 vota pro-1 abstenim.
Projektligji për funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë u miratua gjithashtu me 86 vota pro-1 abstenim. Projektligji për organizimin e pushtetit gjyqësor mori 86 vota pro ashtu si edhe projektligji për disa ndryshime për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
KOHA JONË SONDAZH

