Linda Rama pjesë e vullnetarizmit: Vëmendja të jetë te njerëzit
Solidariteti i pamasë i shqiptarëve me të gjithë ata që janë në vështirësi nga goditja e tërmeteve, është rrezja e diellit munguar këto ditë. Pjesë e qindra vullnetarëve të këtyre ditëve është edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, e cila është parë duke dalë nga Bashkia e Durrësit në orët e vona të kësaj të së enjtes.
“Kam dëshirë që kamerat tuaja të jenë vetëm tek njerëzit sepse nuk e mendova që do të kishte një kamera dhe nuk e doja të kisha asnjë lloj protagonizmi por vetëm njerëzit janë ata që i dinë nevojat shumë mirë dhe janë gjykatësit më të mirë i të gjithë kontributeve që aktorë të ndryshëm të huaj e shqiptarë japin për të kaluar këtë moment shumë të vështirë”,tha për “News 24”.
Linda Rama ka shpenzuar të gjithë ditën e djeshme, nga orët e para të mëngjesit, duke vullnetarizuar pranë shtabit lokal. “Thjeshtë çdo qytetarë në mënyrën e vet është përpjekur që të gjej veten në gjithë këtë fatkeqësi të madhe dhe detyrim të madh dhe unë u përpoqa të gjej një hapësirë timen, këtu është shtabi i emergjencës së Durrësit dhe me aq ekspertize sa kam mbase isha e vlefshme kjo ishte edhe arsyeja që ndenja disa orë së bashku me të tjerë vullnetarë”, është shprehur bashkëshortja e kryeministrit. Për të ky solidaritet dhe bashkëjetesa fetare janë vlerat më të mëdha që e dallojnë kombin shqiptar.