Lindita Nikolla: Gati të ndërmjetësoj një takim Rama-Basha
Pavarësisht se Partia Demokratike grisi fletët e votimit me emrin e saj, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla shprehet e gatshme për të mbështetur kërkesat e opozitës në ngritjen e komisioneve hetimore.
Për të favorizuar dialogun politik, nuk heziton të luajë një rol aktiv. “Unë do të bëja gjithçka që të mundësoja dialogut dhe komunikimit. Në funksion të komunikimit, për këdo do të isha disponibël”,- tha për ”A2cnn”.
Pasardhëse e dy personaliteteve të forta si Ilir Meta e Gramoz Ruçi, ndonëse ka pak javë në detyrë, Lindita Nikolla i ka idetë e qartë sesi dëshiron të kujtohet pas 4 vitesh.
“Besoj që do të dëshiroja të mbahesha mend si një kryeparlamentare që i dha mundësi parlamentit të Shqipërisë, që të ishte më i hapur dhe të ofronte më shumë qytetari, më shumë etikë”.