Lindita Nikolla: Ka ardhur koha që të bëjmë një paketë ligjore për të mundësuar votën e emigrantëve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në fjalën e saj mbajtur në Konferencën Kombëtare për votën e emigrantëve tha se “tani ka ardhur koha që të bëhet paketa ligjore që do mundësojë për herë të parë votimin e shtetasve me vendbanim jashtë Shqipërisë”.

Vetëm përfitime do ketë qeverisja në gjithë nivelet nëse baza e tyre zgjerohet e numri i votuesve rritet përfshirë dhe emigrantët. Do zhdukë asimetrinë mes pjesëmarrjes politike elektorale dhe pjesëmarrjes ekonomike të diasporës në zhvillimin e vendit.

Shqipëria është një nga vendet me varësi të remitancave të emigrantëve. Masat e programet qeveritare për mbështetjen e investimeve apo lehtësimin e kthimit virtual e fizik të emigrantëve të vijojnë me masat e lehtësimit të pjesëmarrjes së tyre në proceset politike e elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Votimi jashtë vendit është i vlefshëm e sfidues e duhet të përmbushë standardet tona e të emigrantëve shqiptarë. Duhet të hedhim një hap të vendosur drejt të cilit do bëhet votimi nga jashtë vendit”, tha Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?