Lindita Nikolla kryetare e Kuvendit, deputetët e PD-së krisin fletën e votimit

Deputetët e Partisë Demokratike kanë grisur fletën e votimit për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Ishte Alibeaj i cili demonstroi në formë kundërshtimi zgjedhjen për kryetare të Lindita Nikollës si kryetrare Kuvendi.

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo ka lexuar emrat e 15 kolegëve të saj që kanë propozuar emrin e Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Mes emrave përmendet: Edi Rama, Belinda Balluku, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka, Antonela Dhima, Milva Ekonomi, Tatjana Pirro, Aurora Mara, Edona Bilali, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Evis Kushi, Blerina Gjylameti, Mirela Kumbaro dhe Klotilda Bushka.

SHKARKO APP