Lindita Nikolla mesazh për ditëlindjen e Nënë Terezës: Paqja nuk vjen me armë, por me dashuri
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot me një mesazh ditëlindjen e Nënë Terezës. Nikolla citoi një thënie të Nënë Terezës, ku u shpreh se; ‘Paqja nuk vjen me armë, por me dashuri’.
“Sot është ditëlindja e Nënë Terezës, shqiptares së madhe që me jetën, përkushtimin, mësimet dhe veprën e saj na frymëzoi dhe edukoi ta shohim botën me sytë e dashurisë, shërbimit, mirësisë, paqes dhe besimit.
Nënë Tereza ishte edhe një shërbëtore e angazhuar e paqes. Sot, në këtë botë të trazuar, kur lufta në një pjesë të planetit jo larg nesh është jo më një rrezik, por realitet, janë domethënëse fjalët e Nënë Terezës: “Paqja nuk vjen me pushkë e bomba, por me dashuri e dhembshuri!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.