Kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet me nderime të larta në Kanada

Prej dy ditësh kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla ndodhet në krye të një delegacioni parlamentar, në Kanada.

Ajo ka patur disa takime, të cilat janë pasqyruar nga vetë numri një i parlamentit në profilin e saj në facebook:”Një takim mbresëlënës me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Toronto, Kanada.

Mirënjohje Shoqatës Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Ekselencës, Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Avokatëve, dhe Fondacionit të Bursave RH për punën e shkëlqyer për ruajtjen e vlerava kombëtare e komunitare, promovimin e talenteve në Diasporë, bashkëpunimin me institucionet kanadeze dhe lidhjet e fuqishme me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një konfirmim i kontributit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të diasporës shpallja me ligj nga Asambleja Legjislative e Ontarios e muajit nëntor si muaji i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ontario”- shkruan Lindita Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me pas ajo shkruan: “Sot u takuam me Kryetarin e Dhomës së Komuneve të Kanadasë, z.Greg Fergus, i sapogjedhur në detyrë. Ishim delegacioni i pare i huaj që priti kolegu Fergus.

Diskutuam mbi bashkëpunimin e shkëlqyer e intensiv mes Kuvendit dhe Dhomës së Komuneve, si nxitës për avancimin e marrëdhenieve dypalëshe.

është një mike dhe partnere e çmuar në NATO, OSBE, OKB, sidomos vitet e fundit kurshërben si anëtare e KS dhe prej 10 tetorit edhe si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Të dy vendet tona bashkëpunojnë për luftën kundër terrorizmit, sigurinë kibernetike, mbështetjen e Izraelit përballë sulmeve të Hamasit, të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë, dhe ndihmën ndaj refugjatëve afganë.

Shqipëria dhe Kanadaja bashkëpunojnë gjithashtu për mbrojtjen e stabilitetit e integritetit të dhe nxitjen e dialogut me Serbinë, mbështetur në zgjidhjet e ofruara nga.

E informova homologun Fergus mbi Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dhe lidershipin e kontributin enë integrimin rajonal.

Duke vlerësuar Kanadanë si një investitor i rëndësishëm në Shqipëri, sugjerova shtimin e investimeve kanadeze në sektorët e energjisë, minierave, bujqësisë, digjitalizimit, mbrojtjes kibernetike etj.

E lumtur të dëgjoja vlerësimet e Kryetarit Fergus mbi lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe në NATO’- shkruan përsëri kryeparlamentarja Nikolla.

Po kështu kryeparlamentarja shkruan: “Kanadaja është një vend paqësor, por përgjatë historisë bij të saj kanë rënë në beteja si ushtarë për mbrojtjen e paqes. Një kurorë në Memorialin e Luftës në Ottawa, në nderim të të rënëve”- dhe e shoqeron me fotot e mëposhtëme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?