Lindita Nikolla: Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të atdheut.
“Sot është 29 Nëntor, përvjetori i 77-të i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve. Është dita të nderojmë dëshmorët e Lirisë. Të përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cileve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë!
Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike.
Sot është koha të jemi bashkuar për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, për të thelluar e avancuar reformat, në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, konsolidimit të demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Gëzuar të gjithëve 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!”- shkruan Nikolla.