Lindita Nikolla vlerësohet me titullin “Nderi i Mirditës”: Do të punoj çdo ditë për ta merituar

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së përvitshme të çmimeve dhe titujve të nderit për vitin 2021, organizuar nga Akademia e Shkencës dhe Letrave e Mirditës në Muzeun Historik Kombëtar.

Gjatë kësaj ceremonie Nikollës iu dorëzua titulli “Nderi i Mirditës”, si një ndër gratë më të shquara mirditase, që i ka dhënë emër e zë kësaj zone në të gjitha detyrat ku ka shërbyer me kontribut të spikatur në mbështetjen e zhvillimit të arsimit, kulturës, jetës shkencore e shoqërore në shkallë kombëtare.

Duke marrë titullin, krahas mirënjohjes për këtë vlerësim, Kryetarja e Kuvendit, u shpreh se do të punojë çdo ditë për ta merituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një nga ditët më emocionuese, sinqerisht e them këtë, fakti që jam këtu me ju. Kam fatin dhe nderin, por jam edhe befasuar të dëgjoj përmes një pune të bërë nga akademia se sa shumë janë vlerat që na bashkojnë, sesa shumë janë njerëzit që na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me modesti them që nuk e di nëse e kam merituar këtë çmim, por do të punoj çdo ditë që ta meritoj. Do të punoj çdo ditë që çdo mirditor, por jo vetëm, të ndjehet krenar duke u mbështetur fort tek ato qe janë vlerat tona, vlerat e mirditoreve dhe mirditorëve”, tha Nikolla.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?