Lindita Nikolla zgjidhet Kryetare e Kuvendit, PD ikën nga salla

Pas një procesi që kaloi me tension, me 79 vota Lindita Nikolla është kryetarja më e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Në votim morën pjesë 137 deputetë nga 140 që janë në Kuvend. Kundër saj votuan 4 deputetët e LSI-së, pasi deputetët e PD-së krisën fletën e votimit. Sapo Nikolla mori fjalën, deputetët e PD-së përplasën duart mbi tavolinë dhe disa minuta më pas u larguan nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.

”Të dashur qytetarë dhe qytetarë shqiptarë. Të nderuar deputetë dhe deputetë është nder të jem këtu para popullit shqiptar. Është një nder që nuk thuhet dot me fjalë. Fjalët do t’i kursej me sa të mundem që t’ia lë kohë që do kemi së bashku”,-tha Nikolla.

Ajo që është e çuditshme është që Nikolla mori 79 vota, kur PS-ja në zgjedhjet e 25 prillit morën 74 mandate.

SHKARKO APP