Linjë e re energjie Korçë-Bilisht/ Rama: Përmirëson furnizimin me elektricitet për 13 mijë abonentë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga linja e re e energjisë Korçë-Bilisht, e cila ka një gjatësi rreth 25 kilometra.

Rama shkruan në rrjetet sociale se ky investim përmirëson furnizimin me energji elektrike për më shumë se 13 mijë abonentë.

Gjithashtu, ai thotë se nga linja e re përfitojnë drejtpërdrejt edhe konsumatorët vetëprodhues përmes qëndrueshmërisë së parametrave teknikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Linjë e re 35 kV Korçë-Bilisht. Me një gjatësi afro 25 kilometra, ky investim përmirëson furnizimin me energji elektrike për më shumë se 13 mijë abonentë, si dhe përfitojnë drejtpërdrejt edhe konsumatorët vetëprodhues përmes qëndrueshmërisë së parametrave teknikë. Modernizojmë rrjetin shpërndarës, rrisim cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, deklaron kreu i qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?