Linjë e re ujësjellësi tek lagjja e Berishës, kryetari Veliaj: Rritet furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë zonën

Në vijim të punës për rikosntruksionin e plotë të rrjetit të ujësjellës Kanalizimeve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë dhe tek rruga “Mustafa Matohiti” pranë shkollës “Kosova”.

Erion Veliaj ka postuar fotot e grupit të punës të cilët po punojnë për linjën e re që do të rrisë furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë zonën.

“Jam i lumtur që po realizojmë një projekt të rëndësishëm në një prej zonave të populluara.Me rikonstruksionin e linjës së ujësjellësit do të rritet furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë zonën”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?