Lirimi i ”të fortëve” me rekorde kriminale, Dogjani: Do të përdoren në zgjedhjet e ardhshme
Ish-deputeti i PD-së, njëherësh edhe avokat, Asllan Dogjani ka folur për çështjen e për lirimit nga burgu të personave me rekorde kriminale. Dogjani tha se pas këtyre veprime është politika. Sipas tij këto lirime nuk mund të bëhen pa një mbështetje politike.
“Nuk ka transparencë nga qeveria, nuk besoj që pa një ndërhyrje politike të lirohen nga burgu. Këto lirime kanë një mbështetje politike, për shkak se po afron fushata zgjedhore. Edhe nëse nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme këta do të përdoren në zgjedhjet e ardhshme. Reforma në Drejtësi, bëhet për ti shërbyer qytetarëve, ndërsa sot nuk shihet aspak se po i shërben. Vendimet që jepen për tu larguar nga sistemi i drejtësisë kanë pasoja që do të bien mbien qytetarët shqiptare. Reforma bëhet me standarde dhe jo me individë, por këtu synohet kapja e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Dogjani në “Abc News”.
Gjatë muajve të fundit nga burgjet janë liruar disa të dënuar me mbi 25 vjet dhe me burgim të përjetshëm. Procedurat e ndjekura nga gjykatat u kanë dhënë mundësi atyre të fitojnë lirinë duke mos vuajtur dënimin e formës që prerë që u është dhënë nga vendimet e mëparshme.