Lirimi i të ”fortëve”/ Metani paralajmëron gjyqtarët: Ka nisur verifikimi
Artur Metani, kreu i ILD tha sot se institucioni që ai drejton ka për objekt verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.
“ILD një institucioni i ri dhe i pavarur. Kemi ngritur një strukturë provizore. Lançojmë hapjen e faqes zyrtare që aty do të shpallen vendet vakante që ILD po hap sot. Janë rreth 26 ende vakante, me kriteret përkatëse. I bëj thirrje juristëve magjistratë apo jo, të aplikojnë dhe i garantoj që çdo aplikim do gjykohet maksimalisht. ILD ka gjithë vullnetin të përballet me të gjitha shkeljet që cënon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit. I ndërgjegjshëm që na pret një volum dhe problematik pune. Rreth 900 ankesa i janë dorëzuar, nga data 1 shkurt 2020 që konsiderohet si konstituuar kanë filluar ankesat e para. Kërkohet një analizë e plotë. ILD brenda kapaciteteve po merren një plan masash lidhur me problematikat e KLP, KLGJ”.
Më tej ai theksoi se nga data 1 shkurt 2020 kanë filluar ankesat e para të cilat kërkojnë një analizë të plotë. Ai u shpreh se ILD brenda kapaciteteve po planifikon një plan masash afatshkurtër. ”Në ushtrim të funksioneve Kushtetuese ILD do ti japë prioritet inspektimit”.
Jeni vëllai i ish ministres sa ju pengon në ushtrimin e detyrës?
Unë vlerësoj që koha është treguesi më i mirë për gjithçka e gjyqtari më i mirë për të gjithë ne.
Gjyqtarët që kanë liruar të fortët…
Të shmangemi nga emrat, rëndësi ka fenomeni përvec emrave publikë ka edhe emra jo publikë ka disa gjykata në të cilat ka ndodhur dhe inspektimi i parë do jetë tematik për të parë ku po ndodh ky fenomen, do bëj publike edhe rastet ku do ndërhyhet dhe si do ndërhyhet.
Drejtësia po sulmohet e kritikohet sa i takon lirimeve me kusht, sa e zezë është drejtësia aktualisht, sa problematikë janë gjyqtarët e prokurorët?
Në këtë numër ankesah duhet evidentuar sa janë për gjyqtarët, nëse është e zezë apo e bardhë eshtë vlerësim politik që të gjithë mund ta bëjnë, unë s’kam detyrë të bëj vlerësime kam detyrë të monitoroj çdo vendim gjykate, për të ushtruar detyrën që më ka ngarkuar Kuvendi. Nga sot do nis hetimet për lirimet.