Lirimi i tre policëve të rrëmbyer nga Serbia, Berisha: Të ndëshkohen organizatorët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të efektivëve të Policisë së Kosovës nga serbët disa javë më parë.

Zbardhja e të vërtetës mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve të këtij akti të pashembullt është i domosdoshëm në mënyrë që histori të tilla të mos përsëriten më. Nga ana tjetër u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit, rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e tyre.

Të bëjnë përpjekje për shtensionimin e situatës, rikthimin te dialogu dhe marrëveshjen e Ohrit. Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se marrëveshja e mirë është interesi më i mirë dhe më i madh, i Kosovës dhe Kombit shqiptar. Marrëveshja nuk i intereson Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë. Në këtë kuadër përpjekjet e mëdha të muajve të fundit japin shpresë që mbi bazën e dokumentit të Ohrit apo planit franko gjerman të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe më pas njohjen reciproke.

Jam këtu për të dënuar me forcën m të madhe ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Kosovës, të Edi Ramës. Sulmet ndaj qeverisë Së Kosovës. Përpjekjet Don kishoteske për të marrë një rol të caktuar. I kujtoj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama ka një përgjegjësi të madhe dhe direkte në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Me ardhjen e tij në pushtet Rama u bë krah i Millosheviçit dhe planit të tij për Serbinë e madhe”, deklaroi Berisha.

 

SHKARKO APP