Lirohet gazetari Xhoi Malësia, rrëfen dhunën brenda komisariatit: Efektivi më fyeu dhe më gjuajti në faqen e djathtë

Ky është momenti kur gazetari i Rtv Ora, Xhoi Malësia, ka lënë ambjentet e brendshme të komisariatit numër 2 në kryeqytet.

Pasi u përshëndet me kolegët që qëndruan aty për më shumë se 2 orë në pritje të tij.

Për median ai tha se është i tronditur nga ajo që ndodhi.

Xhoi Malësia (Gazetar): Isha duke luajtur basketboll dhe kam dalë. Pashë një moment trazirash pranë 21 Dhjetorit. Kishte shoqërime. U afrova të filmoj, dikush me maskë nga këto të FNSH më thotë hiq telefonin. Nga  pjesa e kryqëzimit te rajoni jam çuar forcërisht edhe pse bërtita “jam gazetar dhe po gaboni”. Kjo është injoruar. Shoqërimi ishte i dhunshëm. Gjëja më e rëndë ndodhi në korridoret e policisë ku i them oficerit “jam gazetar dhe po bëni gabim”, në atë moment më fyen nga familja dhe më gjuan në faqen e djathtë.

Ai u shoqërua me dhunë nga policia në zonën e 21 Dhjetorit ndërsa transmetonte live protestën.

SHKARKO APP