Lirohet Klevis Balliu dhe protestuesit e tjerë të Unazës

Gjykata Penale e Tiranës  ka lënë të lirë ish-deputetin, Klevis Balliu dhe protestuesit e tjerë të Unazës së Re.

Seanca për 10 të arrestuarit po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për gjithë të banoret e unazës, vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të tyre në flagrancë. Nga prokurori Robert Kote dhe Denisa Hasko janë paraqitur si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave online. Aktualisht po vijon mbrojtja për secilin prej banorëve, mbrojtje që kryhet në mënyrë të pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

`Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia tha se këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Personat që dalin për masë sigurie

– Ruzhdi .Maqinaj 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Safet maksuti., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Benard nezha 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
– Kujtim Ylli, 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
– Bajram .Noka., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Agron .Thaci., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– Artan .Mucmataj., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
– Klevis balliu, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Dritan Noku., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– Andi Sharra, 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?