Lirohet nga burgu, ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj: Lirinë nuk e kisha humbur asnjëherë
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj pas lirimit nga qelia këtë të martë me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë, tha se lirinë nuk e kishte humbur asnjëherë. ”Dua t’u them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as UÇK-ja dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm t’u tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”,-tha Goxhaj.