Lirohet nga detyra Kaçorri, Maliqi: KÇK e Ramës do drejtorë vegla, burgjet drejt degradimit total

Deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar përmes një postimi të gjatë në facebook, lirimin nga detyra e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri. Teksa e cilëson si një ndër profesionistët më të suksesshëm në Policinë e Shtetit, Maliqi thotë se Kaçorri nuk ka shkelur ligjin me lejen që i dënuari Dritan Dajti shkoi tek dentisti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Maliqi hedh akuza ndaj qeverisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku thotë se në këto poste duhen vegla që të kontrollohen nga oligarkët dhe bandat. ”Oligarkët emërojnë drejtor të përgjithshem pa asnjë kontribut në parti dhe pa asnjë meritë në karrierë, vetëm se i duan vegla qorre për interesat e tyre. Ky kapter me të shkuar të errët i liruar e shkarkuar, i graduar drejtor i përgjithshëm nga klanet mafiosë pranë kreut të KÇK Rama, hoqi drejtorët më të aftë të burgjeve 302, 313, Rrogozhine, Vlorë, Lushne, Korçë, Peqin etj”.

Shkrimi i plotë i Lefter Maliqit

KÇK-ja ne Qeveri e burgje, liroi nga detyra drejtorin e policise se Burgjeve, nje nder me profesionistet me te mire e me te sukseshem te policise se Shtetit, ish-pedagogun e Akademise se Policise dhe ish-drejtorin e forcave te nderhyrjes se Shpejt drejtues Bardhyl Kaçorrin, per te cilin kreu i KÇK Rama e prezantoj mbi 1 vit më pare ne prani te mediave si drejtuesin me shembullor qe kishte njohur policia e shtetit. Nderkohe qe ka zbatuar procedure ligjore korrekte dhe ska aspak shkelje e faj. Vajmedet me kete Rilindje kapteri me te shkuar te erret, Ismali me pabesit e tij i perbetuar qe do e hiqte, liron Kolonelin dhe drejtuesin shembullor Kacorri. Oligarket emerojne drejtor te pergjithshem pa asnje kontribut ne parti dhe pa asnje merit ne karrierë, vetem se i duan vegla qorre per interesat e tyre.

Ky kapter me te shkuar te erret i liruar e shkarkuar, i graduar drejtor i pergjithshem nga klanet mafiose prane kreut te KÇK Rama, hoqi drejtoret me te afte te burgjeve 302, 313, Rrogozhine, Vlore, Lushne, Korce, Peqin ej, shefin e auditit, shefin e logjistikes, shefin e personelit, drejtorin juridik, shefa policie shembullor e shume specialist prokurimesh, keshilltar etj, por mbi te gjitha hoqi me ceremoni bashkepunetoret e Lleshit ushtaraket, ish major e kolonel ne ushtri, ish drejtor burgjesh teper te afte e profesionist, ku pjesa ne e madhe kane fituar gjyqet dhe te tjeret ne proces dhe te sigurt qe do i fitojne duke demtuar rende buxhetin e shtetit.

Kaçorri ishte i pari qe debatoj me Drejtorin e pergjithshem ish kapterin vartesin e tij duke i thene qe ske te drejt te quash policet dordolece e Kaqol dhe mos ngaterro burgjet me kavanozet dhe me ushqimet. Burgjet jane drejt degradimit total nga nje i papergjegjshem ku jam i sigurt dhe ministrja e drejtesise nuk e komandon dot dhe kjo e fundit e liroj drejtorin e policise se burgjeve jo me deshiren e saj por e urdheruar nga klanet qe emeruan kapterin me te shkuar te erret drejtor te pergj te burgjeve. Reagimi im eshte ligjor dhe njerzor seshte aspak si opozitar.T urp turp turp kush drejton burgjet dhe jo vetem.

SHKARKO APP