Liroi të ”fortët”, ish-gjyqtarja Hoxha dënohet me 3 vite burg

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e cila ka liruar nga burgjet e vendit disa të ”fortë”, dënohet vetë me 3 vite burg. SPAK-u kërkoi 3.6 vite, ndërsa në dënimin e saj është aplikuar gjykimi i shkrutuar.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Edhe avokati Aldo Tabaku u dënua me 4 vite burg, i cili luante rolin e sekserit për të ndikuar te gjyqtarja për lehtësuar dhe liruar nga burgu të fortët. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 2.8 vite burg. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi e dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite burg.

SHKARKO APP