”Lironi agresorin”, Jozefina Topalli: Sulm politik, pas shtyrjes së gjyqit për emrin e PD-së

Partia Demokratike është bërë një, dhe dënon me një zë goditjen me grusht ndaj Sali Berishës nga një i ri, gjatë protestës që u mbajt para ish-hotel Dajtit.

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli thotë se ky është një nga momentet më të erreta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Për të agresioni është politik. Po ashtu Topalli shkruan se sulmi pas shtyrjes së gjyqit për emrin e Partisë Demokratike.

”Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjetër ndaj dhunës brutale të ushtruar me të gjitha format ndaj opozitës shqiptare e mbi të gjitha mbi kryetarin e saj, zotin Sali Berisha. Kjo vjen pas shtyrjes së gjyqit për emrin e Partisë Demokratike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Agresioni ndaj Kryetarit të opozitës, zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte një protestë kundra pushtetit aktual, është një nga momentet më të erreta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Ky agresion është vetëm politik.

Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjetër ndaj dhunës brutale të ushtruar me të gjitha format ndaj opozitës shqiptare e mbi të gjitha mbi kryetarin e saj, zotin Sali Berisha. Kjo vjen pas shtyrjes së gjyqit për emrin e Partisë Demokratike.

Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit te Pd per 10 vite; kjo vjen pasi disa deputete pseudo opozitar perpiqen ne cdo forme te demtojne misionin e shenjte te opozitarizmit.

Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit te opozites eshte pa burrni. Agresioni ndaj kryetarit te opozites ne proteste eshte thelbi i kultures te dhumes dhe i mos pranimit te misionit opozitar! Lironi agresion. Opozita e din kush eshte frymezuesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?