Lisen Bashkurti: Të bëhemi gati për rihapjen e negociatave me Greqinë

Përpara se të jetë një çështje politike, Marrëveshja e Detit me Greqinë është një çështje që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë ata qytetarë që jetojnë dhe ushtrojnë biznesin e tyre në bregdet, por edhe ekonominë e vendit në tërësi pasi do të përcaktojë më konkretisht përfitimet ekonomike që mund të ketë Shqipëria. Kështu e sheh ish-diplomati Lisen Bashkurti arritjen e një marrëveshje me Greqinë. Sipas tij, përpjekjet për të nisur rinegociimin me diplomacinë greke duhet të përshpejtohen, por jo të nxitohen, pasi kryeminstrit Rama, njëkohësisht shefit të diplomacisë shqiptare, i duhet të përballet me 3 probleme kyçe që ka vendi.

“Sfida më e madhe është që lidershipi i ministrisë së Punëve të Jashtme nuk është në motivimin e duhur. Për faktin se kryeministri Rama është i përqendruar në një sfidë trekëndore do ta quaja unë: Mes tërmetit dhe pasojave të mëdha, e përpjekjeve për eliminimin e këtyre pasojave që do të kërkojë kohë dhe resurse, kriza e Covid 19, që është një sfidë e papritur që ka sfiduar gjithë globin dhe është e paqartë sesi do të shkojë dhe kriza e thellë ekonomike që u shoqërua me një recesion që solli rritje të papunësisë dhe rënie të ekonomisë si dhe rritje të borxhit”, thotë Lisen Bashkurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Marrëveshja e detit me Greqinë, ish diplomati Bashkurti: Fillimisht të ngrihet Gjykata Kushtetuese

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?