Lista e kandidatëve të PD për zgjedhjet vendore
Partia Demokratike zyrtarizoi kandidatët e saj për 4 bashki të vendit. Në Peqin do të kandidojë Albert Kreci, i cili aktualisht është kryetar i komunës së Pajovës.
Në Burrel do të garojë Nezir Rizvani, në Klos Basir Cupa, ndërsa në Pukë Rrok Doda.
Deri tani PD ka zyrtarizuar kandidatët për 16 nga 61 bashkitë.
Irakli Gorea – Divjakë
Ardian Turku – Elbasan
Igli Kokalari – Gjirokastër
Besnik Dushaj – Tropojë
Altim Çomo – Libohovë
Kodhel Cala – Gramsh
Buaj Hoxha – Ura Vajgurore
Luan Mustafaj – Patos
Zef Hila –Vau i Dejës
Dhurim Alinani – Delvinë
Gëzim Caushi – Roskovec
Xhelal Mziu – Kamzë
Abert Kreci – Peqin
Rrok Doda – Pukë
Nezir Rizvani – Burrel
Basir Cupa –Klos
KOHA JONË SONDAZH

