Lista e pr.ligjeve që pritet të votohen sot, përfshirë Buxhetin 2016
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot, seancën e fundit plenare për vitin 2015 sipas këtij rendi dite, prezantuar nga kryetari Ilir Meta.
Seancë plenare
E enjte 17.12.2015, ora 10.00
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datave 3.12.2015 dhe 4.12.2015 (neni 44, Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3, Rregullore)
3. Projektligji “Për vetëqeverisjen vendore” (Nenet 73-77, Rregullore, votim me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” – shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi – (Nenet 73-77 dhe 84, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar” – shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar” – shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi
7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë
8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” – shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi
9. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” (2 projektligje) – shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi
10. Projektligji “Për punëkërkuesit” – shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi – (Nenet 73-77 dhe 84, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
11. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2016” – shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi – (Nenet 73- 77 dhe 84, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
12. Projektvendim “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes ndërmjet KM të RSH, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, për realizimin e programit “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës”, nënshkruar më 12.7.2006”” (neni 28,
Rregullore)
13. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 96/2014 “Për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë”, të ndryshuar (neni 24, Rregullore)
14. Për votim: – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.2.2001 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 83, Kushtetutë – votim me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar” (nenet 81, 83, Kushtetutë – votim me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.07.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj” (neni 83, Kushtetutë – votim me shumicë të thjeshtë)
– Projektligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (nenet 81, 83, Kushtetutë – votim me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)
KOHA JONË SONDAZH

