Lista e sigurtë e PD për deputetë, Mediu: Nëse bëhet me preferencë, do shihet për të gjetur vend pune

Edhe pse në izolim në banesë, Sali Berishës do ti duhet të bëjë bashkë aleatët për zgjedhjet parlamentare të 2025. Bisedimet nuk parashikohen të lehta pasi lideri i opozitës duhet të ruajë balancat mes aleatëve të rinj dhe të vjetër, por edhe demokratëve që shpresojnë një vend të sigurt në listën e partisë.

Republikani Fatmir Mediu, aleat historik i demokratëve kërkon që në negociata te vlerësohem pesha elektorale e partive që do rreshtohen në çadrën e një koalicioni. Për të nëse lista do të bëhet në mënyrë preferenciale, atëherë po shihet për të gjetur vend pune.

”Çdo forcë politike që bëhet pjesë e një liste të përbashkët, duhet ta shikojë si pjesë e një kontributi për të shtuar numrin e deputeteve të opozitës për të fituar zgjedhjet. Nëse pastaj shkohet në mënyrë preferenciale si ky është i imi ky i yti, unë jam deputet ti jo, atëherë po shihet për të gjetur vend pune, jo për të bërë atë që duhet për qytetarët shqiptarë”, tha Mediu.

SHKARKO APP