Lista e zezë e SHBA-së, Antony Blinken: Para përgjegjësisë ata që kërcënojnë stabilitetin

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se SHBA-ja është e vendosur për të marrë masa ndaj personave që pengojnë zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Reagimi vjen pas vendosjes së sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj shtatë individëve në Ballkanin Perëndimor, mes të cilëve Ylli Ndroqi dhe Aqif Rakipi.

“Sot DASH dhe Thesari kanë marrë veprime për persona të përcaktuar në Ballkanin Perëndimor për aktivitet destabilizues dhe korruptiv. SHBA dhe partnerët si Mbretëria e Bashkuar do të nxjerrin para përgjegjësisë ata që kërcënojnë stabilitetin e rajonit, progresin dhe integrimin evropian”.

SHKARKO APP