Lista/Dy koalicionet për zgjedhjet në Dibër
Zyrtarisht në zgjedhjet e pjesshme në Dibër, do të jenë në garë përballë njëri-tjetrit, 2 koalicione. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka regjistruar në mbledhjen e radhës koalicionin e majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, të përbërë nga 4 parti, Socialistët, LSI, PDIU dhe Aleanca Demokristiane e Zef Bushatit, si dhe koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike dhe 11 aleatët e vegjël të saj.
Nga 37 forca që u rreshtuan ne Aleancën për Shqipërinë Europiane, në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar janë reduktuar në 4 të tilla për zgjedhjet e 11 Shtatorit. Më besnikë duken aleatët e demokratëve edhe pse disa prej partive që kishin kërkuar të bëheshin pjesë e koalicionit të djathtë nuk u pranuan të regjistrohen nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për shkak se nuk kishin kthyer mbrapsht fondet e buxhetit të shtetit, detyrim që rrjedh për partitë që nuk kanë arritur të marrin 0.5 % të votave në rang vendi.
Brenda 19 gushtit të dy koalicionet duhet të regjistrojnë kandidatët e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhje. Të majtët kanë zytarizuar, si kandidatët për kryetar të bashkisë Dibër, kirurgun Muharrem Rama dhe demokratet dhe aleatet e tyre, deputetin Sherefedin Shehu.
Përbërja e koalicioneve të regjistruara
KQZ vendosi të regjistrojë si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Dibër
Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me parti pjesëtare:
I. Partia Socialiste e Shqipërisë
II. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
III. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
IV. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
Koalicionin “Aleanca popullore për Punë dhe Dinjitet” me parti pjesëtare:
I. Partia Demokratike
II. Partia Republikane
III. Partia Agrare Ambjentaliste
IV. Partia Ora e Shqipërisë
V. Partia Bashkimi Demokrat
VI. Partia Mendimi i Djathtë Liberal
VII. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
VIII. Partia Aleanca Kuq e zi
IX. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë
X. Partia Demokristiane e Shqipërisë
XX. Partia Balli Kombëtar Demokrat
XII. Partia Popullore Kristian Demokrate
KOHA JONË SONDAZH

