Listat, Basha: Dje nisëm rrugëtimin për ndryshimin që po vjen
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për gazetarët nga selia blu, komentoi zhvillimet më të fundt politike në vend si pasojë e dorëzimit të listave përfundimtare të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Basha tha se dje nisi rrugëtimi për ndryshimin.
“Me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit. Këto 8 vite gjëja më e tmerrshme ka qenë vrasja e shpresës. Me 25 prill ndryshimi që po vjen ska vetëm fytyrën e kandidatëve, por të të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin. Më 25 prill, ndryshimi ka formën dhe fytyrën e mijëra shqiptarëve me sytë nga Aleanca për Ndryshimin. Kriteret që mishërojnë kandidatët e listës fituese, sfidat e Shqipërisë. Kjo, një betejë e vështirë. Rama ngriti një fasadë për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Olta Xhaçkën. Pa largimin e tij, gjithçka është e pasigurt. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën. Kandidatët e Ramës, Çyrbja, Ndraxhi, Rrahja. Pas 8 vjetësh, e vetmja gjë që ofron, një fasadë. Pas fasadës, hajdutët e parave të shqiptarëve dhe bandat. Lista jonë, kandidatë me integritet të lartë. Nuk ka reflektim, por pengmarrje totale të shpresës për ndryshim në PS. Ata që nuk duan ndryshimin, duan të vazhdojnë të fitojnë në kurrizin tuaj. Kjo fasadë nuk fsheh dot keqmenaxhimin e pandemisë. Kjo fasadë, nuk fsheh vjedhjet milionëshe të një grushti njerëzish. Një grusht njerëzish, nuk do ndryshimin. Me 25 prill largojmë Edi Ramën dhe fillojmë ndryshimin me një plan pune që do të vihet në zbatim nga ekspertët më të mirë. Do jetë një program ndryshimi për Shqipërinë dhe shqiptarët”, theksoi kryedemokrati Basha.