“Listat”, Krasniqi: Nuk vazhdohet me këtë sistem, duhet ndryshuar

Debati për “listat” në sistemin zgjedhor është trajtuar mes analistëve në “Tonight Ilva Tare”. Për Afrim Krasniqin, sistemi aktual ka degraduar politikën dhe ky sistem duhet të ndryshohet. Sipas tij çdo sistem tjetër do të ishte më i mirë dhe më produktiv së aktuali.

Ndërsa Ilir Kulla tha se në 2008 partitë politikë e bënë qëllimisht këtë sistemin qe ne kemi sot për të mos lënë forcat e tjera politike.

Pedagogia Iris Luarasi u shpreh se është për lista të hapura. Ndërsa pedagogu Ervin Dema tha se me lista të mbyllura ka edhe një gara brenda partive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krasniqi: Ajo çfarë po ndodh në tërësi me PD në rastin konkret meqë është një zyrtar i lartë, është një ndryshim drastik të opsioneve dhe një debat që nuk zgjidhet në FB, por zgjidhet në struktura, do të thotë që kryetari i Partisë vitin e kaluar ka qenë përkrahës ilistave të hapuramë vonë u ndryshua qëndrimi zyrtar  nga një numër zyrtarësh të tjerë. Por ka një reagim të dukshëm të kryetarëve të partive nëpër rrethe  për arsye se kryetarët e partive mendojnë se është më e lehtë të votohen nominalisht brenda listave sesa të emërohen në Tirana njerëz të deleguar siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara. Pyetja që do i bëja Ristani është pse nuk mblidhet partia dhe nga struktura që e kanë për detyrë për ta dhënë. Ndërsa në lidhje për debatin për listat kur u ndryshua sistemi dhe u vendos ky që kemi sot, parimi kryesor ishte që të largohej nga parlamenti atë që quhej trafiku i votës dhe elementë që nuk përfaqësojnë qytetarët për shkak të 13 partive që u krijuan në atë kohë në parlament. Produkti është krejtësisht i kundërt, e degradoi politikën deri në atë pikë sa e dërgoi tek çështja e dekriminalizimit, që është kulmi i devijimit nga gjithcka morale dhe etike që duhet të ofronte politika. Në këto rrethana ku ne kemi prekur fundin, nuk mund të vazhdohet me këtë lloj sistemi dhe çdo zgjidhje tjetër është me produktive sesa kjo. Pastaj për mekanizmat teknik, është me e lehtë të menaxhosh sistemin e listave të hapura sesa atë elektronik që zoti Ristani ka propozuar. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Kulla: Rikthehet fajtori në vendin e krimit do të thoja, që dy partitë e mëdha në 2008 e bënë qëllimisht këtë sistemin qe ne kemi sot për të mos lënë forcat e tjera politike. Nëse shkojmë sot me këtë sistem zgjedhor, ky vend do të sillte një palë zgjedhje përsëri të kontestuara dhe destabilizim. Zotit Ristani nuk i takon që të dali dhe të japë përgjigje me një status në FB kur të paktën kjo reformë duhet të merret seriozisht. Duhet të ketë edhe  një debat të hapur publik, në fund të fundit janë njerëzit ata që do të votojnë. Me këtë sistem njerëzit nuk i pyet kush, njerëzit nuk e dinë për kë votojnë.

Luarasi: Njerëzit tani votojnë për partinë dhe nuk votojnë më për individin dhe kjo solli atë katastrofë që ne kemi pasur në parlamentin e fundit, njerëz të inkriminuar që i ke në parlament.Njerëzit nuk votojnë më për deputetin e tyre  por votojnë për partinë. Kjo nuk është se i mbylli derën të fortëve, por ja rriti forcën. Unë jam për lista të hapur dhe për votimin e individëve. 

Demo: Unë besoj se ne kemi një avantazh që analizën mund ta bëjmë mbi atë cfarë ka ndodhur. ne kemi eksperiencën e të dy sistemeve.  100 deputetë kanë qenë mazhoritar në sistemin e vjetër dhe 40 deputetën ndaheshin me sistemin propocional. Nëse ne i referohemi dy zgjehdjeve të fundit, ne biem dakord që kemi një përkeqësim të përefaqësimit. Dilema ime është nëse ne i qëndrojmë sistemit me lista të mbyllura siç është sot, a mund ta varim 100% shpresat te liderat politikë, apo teorikisht duhen parë axhustime të caktuara të cilat i japin më shumë mundësi individëve dhe gara të jetë me luajale. Brenda një liste të caktuar kur listat janë të hapura, ku ka 8 mandate që janë në lojë, brenda një partie do të jetë një gare që mund të perceptohet si një luftë./Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?