Listë e përbashkët me PD?/ Kryemadhi: Opozita me Kodin e Ri zgjedhor do fitojë 100 deputetë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24. Ajo ka zbuluar se opozita me Kodin e Ri Zgjedhor do të marrë 100 mandate deputeti.
Sipas saj me këto ndryshime opozita merr më shumë se Kodi i Vjetër pasi me formulën e vjetër do të merrte 86, kurse tashmë algoritmet flasin për 100 mandate. Por ajo nuk tha nëse PD-LSI do të shkojnë në koalicion me një listë apo dy lista të ndryshme në dy koalicione të ndyshme.
Ajo çfarë la të nënkuptohet Kryemadhi është se LSI do të drejtojë një koalicion, pasi simboli i partisë nuk do të hiqet nga fleta e votimit tha ajo.
“Me ligjin e vjetër opozita ka 86 mandate, po të kalkulohen mirë marrim 100 mandate. Sepse deputetit me ligjin e vjetër i duhen 13 mijë vota, me të riun 10 mijë vota. Do të kalkulohen dhe kemi 100 mandate me ligjin e ri. Për çështjen e koalicioneve do të flasim më vonë, kur ndryshimet e Kodit Zgjedhor të hyjnë në fuqi. Ndërsa një gjë është e sigurit, simboli i LSI nuk largohet dhe nuk ikën nga fleta e votimit”- tha Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

