LIVE/ Berisha: Basha, minoranca më e thellë në historinë e Shqipërisë. Po vrapon për të ndërruar bravat
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha është i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ”Opinion”, ku ndër të tjera është shprehur se Lulzim Basha është minorancë. Po ashtu Berisha deklaroi se aktualisht partinë e drejton Komisioni i Rithemelimit, struktura e ngritur nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.
”Kuvendi preferoi ti japë hapësirën maksimale Mr.Bravës dhe të ratifikojë vendimin e tij me votë të fshehtë me referendum. Sipas polleve, është minoranca më e thellë që ekziston në Shqipëri. Pasi i dhamë Shqipërisë për herë të parë në Shqipëri, Kuvendin e thërritur nga anëtarësia, për të cilin as miq e kundërshtarë, nuk bënë dot një vërejtje qenësore.
Fakti që Kuvendi u mblodh në stadium, ishte sepse ai e kishte bërë qesharak Kuvendin, se asnjë sallë nuk mban 7000 delegatë. Partinë Demokratike sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh me datën 11. Ky kuvend do e drejtojë deri më datë 22 mars. Ka autorizuar një grup të përkohshëm me 29 emra.
Grupi kolegjial ka kryer mbledhjen në seli, për t’i dëshmuar delegatëve që funksionon. Sot po organizojnë në të gjithë Shqipërinë, një ngjarje madhore, referendumin e thirrur nga Kuvendi i anëtarësisë. Ai le të mos e njohë, ai është brava. Po merret me organizime të turpshme. Basha është minoranca më e thellë që ka egzistuar në Shqipëri. Ai është i shkarkuar me votën e 4446 delegatëve. Ne tejkaluam kuorimin e Kuvendit”.