LIVE/ Nis seanca e parë e Kuvendit, Besnik Bare çel punimet
Berisha: Basha, zëri kryesor i opozitës në Kuvend.
Kryeparlamentari zgjidhet në orën 18:00
PD e ish të përndjekurit protestë
Cilat janë tiparet kryesore të përbërjes së Kuvendit?
Ka nisur seanca e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, që shënon edhe nisjen e rrugëtimit 4-vjeçar të legjistaturës së IX parlamentare.
Seanca konstituive drejtohet nga deputeti i PS, Besnik Bare pas refuzimit në bllok që bënë deputetët e PD Sali Berisha, Halim Kosova dhe Tritan Shehu, si më të vjetrit.
Kuvendi pritet të mbajë dy seanca këtë të shtunë. Seanca e parë konstituive do shërbejë për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj, proces i cili pritet të bëhet nga një komision i ngritur nga Kuvendi.
Ndërsa pasdite në orën 18:00, deputetët do zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, ish-kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Ruçi është kandidat i vetëm i propozuar nga PS.
Ai ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS, ndërsa PD dhe LSI, si opozitat e Kuvendit të ri, kanë paralajmëruar votën kundër. Vendimi është marrë nga grupet parlamentare respektive një ditë më parë.
Nga ana tjetër, Edi Rama ka qenë i prerë në porositë që ka dhënë për ligjvënësit socialistë kur u ka kërkuar të mos mungojnë seancën e kësaj të shtune dhe të mbështesin Gramoz Ruçin i cili është sulmuar jo pak nga segmente të PD dhe ish të përndjekurve politikë.
VIDEO/Seanca e parë e parlamentit të ri
PD dhe ish- të përndjekurit paralajmërojnë protestë
Deputetët e PD dhe përfaqësues nga shtresa e ish të përndjekurve kanë paralajmëruar protestë kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit. Opozita dhe të përndjekurit e akuzojnë Ruçin si eksponent të ish-diktaturës komuniste dhe për këtë arsye, argumentojnë ata, ai nuk duhet të zgjidhet në foltoren e numrit një të Kuvendit. Protesta është shtyrë për në orën 18:00 kur edhe pritet të votohet Ruçi.
Lajmet minutë pas minute nga seanca e parë e Kuvendit
Ora 10:20 Komisioni që do bëjë verifikimin e mandateve
Izmira Ulqinjaku – PD
Kejdi Mehmeti – LSI
Anduel Xhindi – PS
Ora 10:15 Nis seanca e parë Kuvendit, e drejton Besnik Bare
Ka nisur seanca e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, që shënon edhe nisjen e rrugëtimit 4-vjeçar të legjistaturës së XIX parlamentare.
Seanca konstituive drejtohet nga deputeti i PS, Besnik Bare pas refuzimit në bllok që bënë deputetët e PD Sali Berisha, Halim Kosova dhe Tritan Shehu, si më të vjetrit.
Ora 10:10 PD shtyn protestën në orën 18:00
PD dhe ish të përndjekurit politikë kanë shtyrë protestën përpara Kuvendit për në orën 18:00. Zhvendosja e protestës është bërë se seancën e dytë të Kuvendit do zgjidhet kryetari i ri i parlamentit, ish-kryetar i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi
Ora 10:05 Deklarimi i parë i Berishës: Basha zëri kryesor në Kuvend
Teksa ngjiste shkallët e Kuvendit,. ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha do jetë zëri kryesor i opozitës në Kuvend.
I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se për këtë nuk ka asnjë diskutim. “Pa asnjë diskutim”.
Ora 10:05 Mbërrijnë Basha dhe Berisha
Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë mbërritur në sallën e Kuvendit.
Ora 10:00 Pritet të nisë seanca e Kuvendit
Pritet të nisë seanca e parë konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Cilat janë tiparet kryesore të përbërjes së këtij parlamenti?
Nga 140 deputetë të parlamentit të ri (2017-2021) 61 deputetë ose 44% nuk kanë qenë parlamentarë gjatë legjislaturës së kaluar.
Ndryshimin më radikal në përbërjen e re parlamentare e ka PD me 54% (23 deputetë) të rinj, ndaj vetëm 46% (20 deputetëve) të rizgjedhur, ku në pjesën e rizgjedhur bëjnë pjesë edhe katër kryetarët e partive aleate, PR, PDK, PBDNJ, LZHK.
PS ka ndryshuar rreth 40% të grupit parlamentar nga legjislatura e kaluar.
Nga ana tjetër, parlamenti i kaluar do të mbahet mend për cilësi, për problematikën e deputetëve të inkriminuar . E tejkaluar, KQZ verifikim paraprak.
Janë larguar zërat liberalë apo kritikë, (Hafizi, Blushi, Leskaj, Dade, Dokle, etj, tek PS, Patozi, Bregu, Selami, Topalli, Bode, etj, tek PD.
Për herë të parë prej vitit 1997 kemi një parti politike, e cila i ka fituar zgjedhjet e vetme. PS preferon qeverisjen e vetme me 74 mandate. Për pasojë, kryetari i Kuvendit do të jetë i saj, – i treti në 27 vjet, pas Islamit, Dokles dhe Pëllumbit.
Cilat janë profilet tipike të deptutetëve të rinj?
36 biznesmenë, 23 me tituj shkencore, 22 autorë librash, të tjerët janë ish-deputetë, ish-ministra, apo ish-kryetarë bashkish.
36 janë juristë. 31 ekonomistë, 14 mjekë, 10 inxhinierë, 17 nga fusha e letërsisë, dhe të tjerët nga fusha të tjera.
Kuvendi i ri do ketë 38 femra dhe 102 meshkuj.
KOHA JONË SONDAZH

