Presidenti Meta bën bilancin javor të zhvillimeve politike

Edhe këtë të premte, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dalë në konferencën për shtyp, ku po bën bilancin javor të zhvillimeve politike. Meta e ka konsideruar vendim pozitiv por të vonuar vendimin e KLGJ për mbarimin e mandatit nga Gjykata e Lartë, njëkohësisht dhe nga KED.

”Unë besoj qëndrimi i Presidentit mbetet i Kushtetutës dhe ligjit që kanë qenë shumë të qarta. Vendimi i djeshëm është i vonuar por pozitiv. Mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë. Unë si President nuk kam qenë dhe asnjëherë individët. Legjitimiteti me Kushtetutën është i rëndësishëm. Vendimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve”.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit ka bërë të ditur se do ti paraqesë Këshillit Kombëtar të Integrimit sugjerimet konkrete për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Presidenti Meta tha se për Integrimin duhet një ndërveprim i strukturuar dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës në mënyrë që kushtet të mos mbeten të paplotësuar dhe çelja mos mbetet në vend numëro.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2664356560551673/

SHKARKO APP