LIVE/ Rama te ”Opinion”: Unë do të shkoj në Parlament kur ta gjykojë se duhet shkuar!
Të rinjtë e FRPD-së ishin tek ambientet e TV Klan, dhe e pritën me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili sonte është i ftuar në emisionin ”Opinion”, ku po përgjigjet për të gjitha çështjet dhe ngjarjet e fundit.
Tema e parë që po trajtohet është mungesa e theksuar e Ramës në seancat plenare dhe vetë kryeministri tha se do të shkojë në Parlament kur ta gjykojë se duhet të shkojë.
”E kam thënë më parë që do të jem shumë i përqendruar me punët e përditshme. Jam angazhuar me zjarr të madh edhe në atë Parlament, por besoj që jam bërë edhe unë pjesë e diçkaje që është një hall i madh dhe një shqetësim i madh për të gjithë publikun. Ndjehem edhe bashkëfajtor për të gjithë atë skenë. Për këtë arsye nuk kam më disponim të hyj e të dal në skenën e përditshme si në fushatë elektorale. Në ditët e tjera të javës dhe muajit angazhimi im do të jetë i ndryshëm për të fshirë sadopak atë njollë bashkëfajësie për gjithë ata degradim dhe degjenerim’‘,-tha Rama.