Llalla në SHBA, takime me krerët më të lartë të investigimit amerikan
Lufta kundër terrorizmit, byroja e hetimit, SPAK-u, dhe krimi i organizuar, janë temat e diskutimit që kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do ketë në fokusin e takimeve të tij në SHBA.
Mesohet se kryeprokurori shqiptar i shoqëruar nga drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ka udhëtuar në drejtim të Uashingtonit me qëllim zhvillimin e një sërë takimeve me krerët më të lartë të investigimit amerikan.
Mësohet se mes takimeve që do zhvillojë delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme, është dhe ai me drejtuesit e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe drejtues të strukturës DEA, e cila ka si specialitet luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.
Takimi vjen në një kohë kur sulmet e terrorizmit janë intensifikuar në disa shtete të Europës dhe në mesin e debatit në Shqipëri për reformën në drejtësi dhe Byronë e Hetimit.
KOHA JONË SONDAZH

