Llalla shton prokurorët, prioritet paditë e fundit

Njësia Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po rimer formën e mëparshme. Këshilli i Prokurorisë i ka propozuar Prokurorit të Përgjithshëm shtimin e katër prokurorëve të rinj në këtë njësi. Katër emrat e propozuar kryesisht   magjistratë  janë dërguar  për dekretim presidentit Bujar  Nishani.   Ndërkohë Adriatik Llalla  ishte i pranishëm sot në analizën e prokurorisë së Tiranës ku u ka kërkuar vartësve të kenë prioitet referimet nga Kontrolli i Lartë  i Shtetit dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.

Katër prokurorë të rinj pritet t’i shtohen  kësaj njësie,  e cila heton kryesisht korrupsionin e zyrtarëve të lartë duke e çuar në 9 numrin e prokurorëve në këtë sektor të rëndësishëm të Krimeve të Rënda.

Propozimi i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm nga Këshilli i Prokurorisë,  i cili ka përzgjedhur katër  nga 20 prokurorë , që kishin kërkuar të transferoheshi në këtë njësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet bëjnë me dije se emrat e propozuar janë kryesisht magjistrate, të cilet pasi kanë marrë miratimin e prokurorit të përgjithshëm i janë dërguar presidentit për t’i dekretuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtimi i numrit të prokurorëve  në këtë njësi  vjen në një kohë ku vetë kreu i akuzës gjatë analizave  në rrethe u ka kërkuar vartësve të rrisin hetimet proaktive në luften kundër korrupsionit. Si dhe në një kohë  ku në fokus të politikës është vendosur  debati për Byronë Kombëtare të Hetimit,  ku vete kreu i akuzës ka propozuar të jetë pjesë e Prokurorisë  së Krimeve të Rënda.

Kryprokurori  ishte i pranishem  këtë të hënë në analizen vjetore të Prokurorisë së Tiranës,  e cila ishte e vetmja që u bë pa praninë e medias.

Mësohet se edhe në këtë takim Llalla u ka kërkuar vartësve të  jenë të vemendshëm ndaj denoncimeve  për korrupsion  dhe shpërdorim detyre  të bëra nga instuticione të tjera si Kontrolli i Lartë i Shtetit apo dhe ato të bëra  nga ILDKP-se.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?