Llatja: Kompleksi Sportiv “Shefqet Lamçja”, me infrastrukturë moderne dhe drejt certifikimit

Kompleksi Sportiv “Shefqet Lamçja” së shpejti do jetë i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Sporti i vjetër, po kthehet në një kompleks sportiv i madh thuajse në qendër të qytetit, me kushte që po përmirësohen dita ditës.

Gjatë një inspektimi të punimeve që vazhdojnë kryebashkiaku Gledian Llatja, i shoqëruar nga trajneri i AF Elbasani Nevil Dede, si edhe administratori i AF Elbasani Mariglen Coku, theksoi se ky investim shërben për t’i ofruar të gjitha mundësitë, si ekipit të parë ashtu edhe fëmijëve, me qëllim që të aktivizohen drejt sporteve dhe larg veseve e celularëve.

Këtu duhet një standard tjetër, pasi edhe ekipi vetë, ekipi i parë ku bëjnë stërvitjen sipas kërkesave tuaja duhet të kishte një tjetër stadart të fushës, por pse jo të certifikojmë dy fusha në Elbasan.
Përveç stadiumit që e kemi të certifikuar që është edhe shtëpia e Elbasanit, e futbollit, edhe Sporti i Vjetër të marrë certifikimin e saj për të bërë ndeshje.
Elbasani po kthehet aty ku ka qenë, atë besimin që kishim tek ekipi tashmë e ka i gjithë qyteti.
Futbolli është sport masiv, na duhen investime të vazhdueshme“, tha Llatja.

Duke u ndalur tek ekipi i Elbasanit, kryebashkiaku Llatja shpreh bindjen se ekipi vitin tjetër duhet të jetë në superiore, “pasi jemi besimplotë që ekipi do të arrijë aty ku i takon Elbasanit“.

SHKARKO APP