Lleshaj: Nuk do jem më ministër. Askush nuk është i përjetshëm në një detyrë
Pas ministres së Arsimit, Besa Shahini edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë se do të jetë në detyrë deri në fund të mandatit qeverisës.
Pasi mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Vlorë, ai deklaroi se nuk do të jetë më ministër i qeverisë “Rama”.
“Që nuk do jem më, është e sigurt. Asnjë nuk është i përjetshëm në këtë post”, u shpreh Lleshaj shkurtimisht para gazetarëve.
Deklarata e ministrit të Brendshëm për ndryshimet në qeveri:
Pyetje: Flitet që me ndryshimet e reja në qeveri nuk do të jeni më në këtë post?
Sandër Lleshaj:…Çfarë komenti mund të kem për këtë…? Që nuk do të jem në këtë post është e sigurt. Patjetër që është e sigurt. Askush nuk është i përjetshëm në një post.
Kryeministri Edi Rama i besoi Sandër Lleshajt postin e ministrit pas largimit të Fatmir Xhafaj. Me një karrierë të spikatur ushtarake, para marrjes së detyrës si ministër Sandër Lleshaj ishte këshilltar për çështjet e sigurisë pranë kabinetit të kryeministrit.
Video/Deklarata e ministrit Sandër Lleshaj në Vlorë
Vlorë – Prononcimi për mediat lokale, pas ceremonisë së prezantimit të skuadrës SHQIPONJA në këtë qark 🇦🇱 pic.twitter.com/8uJ4bYQ40f
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) September 11, 2020