”Llum terrorsit”, Lulzim Basha mbron Albin Kurtin: Gjuha nga Vuçiç e papranueshme

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sulmoi të enjten ndërkombëtarët dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit të cilin e quan ”llum terrorist” dhe vendosi që të bojkotojë samitin e BE-së, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Edhe pse është tërhequr nga aktualiteti politik, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj presidentit Vuçiç, për të cilin thotë se gjuha e përdorur ndaj kryeministrit Kurti është shumë e papranueshme. Për të kjo tregon se lidershipi serb është akoma i pandarë nga e shkuara.

“Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”,-shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pretekst për gjuhën e ashpër, Aleksandër Vuçiç ka përdorur emërimi i kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç si Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Bashkimi Europian u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në ulje të tensioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?