Lobim nga Rusët? Spiropali nuk beson se Basha ka lidhje

Në një kohë kur Partia Socialiste e ka kthyer kauzë të sajën shkrimin e revistës amerikane ”Mother Jones”, mbi lobimin rus të PD-së, deputetja e PS-së Elisa Spiropali, thotë se Basha e ka bërë veprim nga papërgjegjshmëria, pasi si grup nuk duan ta besojmë se ai ka rënë në kurthin e disa biznesmenëve rusë.

”Ja ku është rezultati katastrofik elektoral, pasi u mbyll në një zyrë për listat, pasi kishte premtuar që do i zgjidhte me mbledhje të haura asamble, dhe s’më takon mua të them por hoqi një pjesë të shëndetshme e historike të Partisë Demokratike nga listat”,-tha Spiropali.

E ftuar në ”Fax News” për kontratat e lobimit të PD-së në SHBA, tha se kjo çështje tashmë është në dorë të Prokurorisë për të kryer hetimin e plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Prokuroria duhet të bëjë një hetim të hollësishëm, nëse është çështje e pastrimit të parave apo nëse është çështje e ndikimit të Kremilinit. Ne nuk mund ta dimë. Por është fakt i njohur që ka një strategji të Lulzim Bashës për të përbaltur Shqipërinë ndërkombëtarisht sidomos tani në prag të hapjes së negociatave”,-tha Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?